Vendosni fjalën kyçe....

PD akuza Berishës: Non grata sulmoi komisionin për inceneratorët, bashkë me Ramën po mbrojnë njëri-tjetrin


PD ka akuzuar ish-kryeministrin Berisha se po mbron kryeministrin Rama e veten e tij për aferën e inceneratorëve.

Në një reagim zyrtar selia blu thekson e pavarësisht se komisioni për inceneratorët ka zbardhur vjedhjen e 430 milionë eurove, ai sulmohet nga Rama, Berisha e Kryemadhi.

“Non Grata vazhdoi dje sulmet kundër Komisionit hetimor të inceneratorëve. Ata duan të mbrojnë njëri-tjetrin. Komisionin Hetimor për inceneratorët, ka zbardhur të vërtetën mbi vjedhjen e 430 milionë euro. Vazhdojnë ta sulmojnë: Nga një anë Rama dhe PS. Nga ana tjetër LSI dhe Berisha. Të tre i lidh i njëjti hall: Këta nuk duan që Shqipëria të ndryshojë.” – shkruan PD.