Vendosni fjalën kyçe....

PD nxjerr dokumentet: Dy ministrat e Ramës që kanë udhëtuar me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin e Inceneratorëve


Partia Demokratike ka bërë sot një denoncim lidhur me udhëtimet që dy ministra të qeverisë Rama, në kohë të ndryshme kanë bërë me biznesmenët e inceneratorëve, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, të shpallur në kërkim.

Këshilltari ligjor i PD-së, Marash Logu ka publikuar këtë të martë dy dokumente që sipas tij tregojnë hyrjet dhe daljet që Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri kanë bërë bashkë me dy biznesmenët.

“Nga 27 janari 2012 deri më 16 tetor 2019, Arben Ahmetaj ka udhëtuar 12 herë me dy pronarët e kompanive të inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto (shih fotot 1&2).

Nga 27 janari 2012 deri më 23 korrik 2019, Damian Gjinkuri ka udhëtuar 6 herë me dy pronarët e kompanive të inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto (shih foton 3).”- shkruan Logu.

Për këtë arsye, Logu i bën thirrje SPAK-ut të marrë në pyetje Ametajn dhe Gjiknurin.

Postimi i Marash Logut

UDHËTIMET 430 MILIONË EURO TË ISH-MINISTRAVE AHMETAJ DHE GJIKNURI

📍 Nga 27 janari 2012 deri më 16 tetor 2019, Arben Ahmetaj ka udhëtuar 12 herë me dy pronarët e kompanive të inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto (shih fotot 1&2).

📍 Nga 27 janari 2012 deri më 23 korrik 2019, Damian Gjinkuri ka udhëtuar 6 herë me dy pronarët e kompanive të inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto (shih foton 3).

📍 Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë sot në kërkim ndërkombëtar për korrupsion aktiv, pastrim të produkteve të veprës penale, të kryera në bashkëpunim, për aferën korruptive të inceneratorëve. Ndërsa, miqtë e tyre politikanë, të veshur njëri me kostumin e zëvëndëskryeministrit dhe tjetri me atë të sekretarit të përgjithshëm të PS-së, vazhdojnë vjedhjet të pashqetësuar.

📍 SPAK duhet të thërrasë një orë e më parë Arben Ahmetajn dhe Damian Gjiknurin për të sqaruar miqësinë e udhëtimet e tyre me pronarët e inceneratorëve. Sepse, ndryshe nga sa thonë Ahmetaj-Gjiknuri, miqësitë a udhëtimet e tyre private, iu kanë kushtuar qytetarëve shqiptarë 430 milionë euro.