Policia e Shtetit ka nisur montimin e kamerave të sigurisë të një teknologjie të lartë, për të mundësuar leximin e targave të makinave.
Synimi i vendosjes së tyre bëhet për parandalimin e zbulimin e ngjarjeve kriminale, sipas bluve. Kamerat do vendosen në gjithë territorin e vendit, shkruan Shqiptarja.
Pikat ku do vendosen janë mjedise publike si dhe vendet që njihen si zona të nxehta në çdo qytet.