Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i Ukrainës: Nuk do të ketë luftë


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka përshkruar si të pamundur një skenar ku do të shpërthente një “luftë e plotë” midis vendit të tij dhe Rusisë.

Megjithatë, nëse “aksioni ushtarak kundër Ukrainës dhe përshkallëzimi i konfliktit do të fillonin”, qeveria e tij do të vendoste ligjin ushtarak. Kështu deklaroi ai në një fjalim drejtuar kombit të tij këtë të martë, citon RT.

Zelensky tha se Kievi po i bën thirrje Moskës që të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit përmes dialogut në çdo format. Ai vazhdoi duke theksuar se Ukraina duhej të mbronte sovranitetin e saj.