Vendosni fjalën kyçe....

Rama ironizon kandidatët e opozitës: Njëri varjeja e tjetri brava nuk duan të ndërtohet projekti i Portit të Durrësit


Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinjtë e Durrësit ka ironizuar kandidatët e opozitës për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Rama e cilësoi njërin nga kandidatët si “vareja” dhe tjetrin si “brava” të cilët duan që projekti për  Portin e Durrësit të mos realizohet.

Nëse njeriu thotë se mua nuk më intereson politika, këtu vë në pikëpyetje këtë gjë. Edhe vareja, edhe brava, e kanë me portin. Njëri thotë do i vëmë varenë e njëri bravën. Njëri do i vejë bravën investimit për të parë se çfarë kalon nga vrima para se të kalojë bravën. Kjo e ndan vota. Nuk do votosh më të mirën. Është votë për qytetin. Imagjinoni Durrësin të mbushur me vajza e djem që vijnë nga anët e botës, me një nivel turizmi më të lartë”, deklaroi Rama.