Vendosni fjalën kyçe....

TABAKU KISHTE NJË DHE VETËM NJË PUNË!


Nga Rezearta Çaushaj

Të bënte pyetje, bazuar në ligj e procedurë, me ftohtësi dhe pa ngarkesë emocionale, me etikë, me mirësjellje madje, – për të sjell kontrastin me banalitetin e palës tjetër, – duke qëndruar stoike para provokimeve.

Sepse nuk është në krye të një komisioni për egon e saj, apo kryetarit të saj, por për të kryer një shërbim publik.

Emiriana Sako, Ermonela Felaj, Alqi Bllako, Erion Veliaj, etj., kanë interes që të bëjnë zhurmë, diversion, logje, ironi dhe prezantimi i tyre në komisionin hetimor ishte krejt i parashikueshëm.

Koka e tyre është në rrezik sepse e dinë që Rama do t’i sakrifikojë, nëse do të jetë e nevojshme.

Por, mënyra se si Jorida Tabaku ka zgjedhur të bëjë të njëjtat skena, duke e ditur se sa shumë qëndrimi i saj kompromenton të vërtetën, më ka tronditur.

Po, jam e tronditur dhe e indinjuar!

Ngacmime, provokime sa hap seancën, demagogji, fushatë për PD, arrogancë e paaftësi për të menaxhuar komunikimin.

Jorida e ka gjetur rrugën shtruar nga gazetarët, por tani po shtron rrugën që afera e inceneratorëve të kthehet në parodi.

Publiku ka nevojë për qartësime dhe kjo do të ishte mundësi e artë për këdo që ka ambicie në politikë e nuk funksionon me urdhra nga kryetari.

Mundësi e artë! I ka të gjitha GATI.

Politikanët kudo do ta konsideronin shansin e një jete kryesimin e një komisioni të tillë, lëre të kishin në dorë të vendosnin standarde me punën e tyre.

Por, publiku nuk ka për t’u qartësuar kurrë, nëse çështja e inceneratorëve do të lihet në dorë të Tabakut. KURRË!

Tabakut i intereson zhurma dhe jo të nxjerrë fajtorët para drejtësisë, aq më pak i interesojnë qytetarët.

Turp për faqje të zezë! Sa të varfër në ambicie paskan qenë!