Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Ti e përdor SPAK-un si qen sulmi. Veliaj i kthehet:Pi ujë, qetësohu, merr frymë


Kryetari i Bashkisë Tiranë ka pohuar në komisionin parlamentar se lidhur me inceneratorin ai është përgjigjur si bashki ndërsa iu kthye Tabakut duke thënë se të njëtën përgjigje si Tirana kanë bërë edhe bashkitë Kavajë e Vorë.

Ai i kërkoi kryetares së komisionit që të qetësohej.

“Të njëjtën pëgjigje siç ka dhënë Bashkia e Tiranës ka dhënë edhe Bashkia e Kavajës dhe ajo  Vorës. Pse merreni vetëm me atë të Tiranës. Unë ekspozova një gënjeshtër të madhe. Kam kthyer përgjigje për shkresën e Alqi Bllakos në emër të bashkisë. Merr pushim qetësohu, unë mund të rri tre ditë këtu. Pi ujë, qetësohu, merr frymë.” – tha Veliaj.

Ndërsa Tabaku u përgjigj duke iu kthyer Veliajt se ai e përdor SPAK-un si qen sulmi.

“Jam shumë e qetë. Je këtu për t’u përgjigjur. Fatkeqësia është që ti e përdor SPAK-un si qen sulmi, unë s’e bëj dot.” – tha Tabaku.