Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ishte zyrtari i lartë i cili u pyet ditën e sotme në Komisionin Hetimor për Inceneratorët
Depuetët e opozitës i rënditën Gjiknurit një sërë “rastësi” të lidhjes së tij me Mirel Mërtirin e inceneratorët.
Nga lejet minerare dhe te kontratat për shitjen e gazit nga Albpetrol iu përmendën Gjiknurit.
“Çfarë rastësie është të japësh një kontratë për leje minerare për kompaninë CGC të Stela Gugalljas dhe Klodian Zotos, dhe Loran Dushës, i cili është administrator i Fierit?
Kam këtu një kontratë tjetër dhënë po Albtek Energy, sa rastësi ka me këtë kompani?”-pyeti Tabaku.
Gjiknuri i ftoi deputetët ta kallëzojnë penalisht nëse ka dhënë leje minerare pa garë.
“Lejet minerare në Shqipëri jepen me garë me tender të hapur. Nëse kjo leje do të kishte probleme bujrum ky komision të shkojë ta hetojë nëse është bërë garë dhe a janë plotësuar kushtet. Unë kam dhënë me qindra leje minerare dhe këtu një grusht biznesmenësh janë që merren me fushën e energjisë dhe minierave. Nëse unë kam shkelur ligjin bujrum të bëni kallëzim penal”-u përgjigj Gjiknuri.
Më tej ishte deputetja Ina Zhupa e cila i përmendi Gjiknurit një “rastësi” tjetër të lidhjes së tij me Mirel Mërtirin.
Roli i Gjiknurit në kontratën për shitjen e gazit nga Albetrol (lexo këtu).
“E keni bërë tërmet me inceneratorët, dhe në morinë e rastësive të njohjes tuaj me zotin Mërtiri dhe Zoto. Dua të shtoj dhe disa rastësi të tjera. Në vitin 2015, rastësisht, Damian Gjiknuri dalin në interceptime të kryera për një hetim financiar ndaj Zotos, dhe këto janë të dhëna të medias. Rastësisht jeni të përfshirë në aferën e gazit, që nuk përfundoi, me Albpetrolin. Rastësisht a ka fituar Zoto dhe partnerët e tij tendering për efiçencën e energjisë në Qytetin Studenti. A keni qenë në banesën e Mirel Mërtirit në Maltë”-i përmendi Zhupa.
Gjiknuri e mohoi sërish argumentat e depuetëve për lidhjet nëpërmejt kontratave për Mirel Mërtirin.
“E hape shumë diabazonin e çështjeve. Objekti i këtij hetimi nuk është kontrata e gazit, unë kam bërë një reagim publik për të. Kur zonja doli si bedel mediatike aty dhe lexo shkresën që i kishin dhënë. Unë dhashë një përgjigje. Nuk ka pasur një kontratë gazi, ka pasur një tentativë nga Albpetrol për të shitur gazin që digjet. Fatkeqësisht nuk e mori njeri”-tha Gjiknuri./Hashtag.al