Vendosni fjalën kyçe....

Xhemal Bushati me punonjësit e fasonerisë në Shkodër: Bashkia e së nesërmes do jetë përkrahësja më e madhe e biznesit


Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati, ka zhvilluar sot një takim në një fasoneri, ku u njoh nga afër me problematikat e këtij biznesi.

Bushati u njoh me problemet e punonjësve të cilët shqetësim kryesor kanë emigrimin e fëmijëve të tyre.

Kandidati Bushati tha se kryefjalë e tij është ndryshimi i situatës qoftë për biznesin por edhe për qytetarët.

“Në Shkodër ka akoma shembuj suksesi. Biznesi has çdo ditë vështirësi dhe nuk është aspak e lehtë. Kryefjala është Ndryshimi. Dhe kjo na bashkon. Kam një mision në këtë sfidë tonën, t’ia kthejmë vendim-marrjen qytetarit. Bashkia e së nesërmes do te jetë përkrahësja më e madhe e biznesit. Me një Bashki për qytetarët, Shkodra do të ecë përpara.”– u shpreh Bushati.

Kandidati për kryebashkiak u bëri thirrje punonjësve të fasonerisë që të bëhen sëbashku më 6 Mars dhe të lënë indiferentizmin.