Vendosni fjalën kyçe....

143 kg kokainë e kapur në Portin e Durrësit, lirohet nga burgu edhe ortaku i dytë i kompanisë së bananeve


Klajdi Xibraku, i ndaluar në prill 2021 për trafikun e 143 kilogramëve kokainë e ardhur nga Ekuadori që u kapën në Portin e Durrësit, është liruar nga burgu.

Sipas Gjykatës së Apelit në Durrës, nuk ka prova të mjaftueshme që e lidhin atë me sasinë e kokainës së kapur.

Më herët nga burgu lidhur me të njëjtën ngarkesë u liruar edhe Erion Peti. Sasia e kokainës u kap në një konteiner me banane të kompanisë ‘Masabi Fruits’, kompani në të cilën Xibraku ishte ortak me Petin.

Gjatë gjyqit, Xibraku e Peti e kanë hedhur poshtë se kanë lidhje me lëndën narkotike të kapur në Portin e Durrësit duke deklaruar se kanë porositur vetëm ngarkesën me banane.