Atl.Madrid dhe Man.United ndahen në paqe, edhe Ajaksi barazon me Benfikën


Atletiko Madrid dhe Man.United nuk kanë shkuar përtej barazimit në një sfidë që ka mbarur me rezultatin 1-1 në Ligën e Kampionëve për fazën 1/8.

Joao Felix shënoi për madrilenët në pjesën e parë ndërsa miqtë e Man.United barazoi në pjesën e dytë me Elanga.

Edhe sfida tjetër përfundoi në barazim mes Benfikës dhe Ajaksit.

Ajaksi e përfundoi pjesën e parë në avantazh të dyja golave me anë të Tadic dhe Haller por nuk mundi të mbante rezultatin deri në fund.

Heller shleu gabimin e tij që bëri në minutën e 26‘ pasi shënoi në portën e tij ku barazoi rezultatin përkohësisht.

Yaremchuk barazoi shifrat për Benfikën në pjesën e dytë ndërsa skuadrat do vendosin në sfidat e kthimit kalimin në fazën tjetër.