Ish-kryeministri Berisha ka folur për blerje të votave për zgjedhjet e 6 marsit gjatë fushatës për Ardian Mukën në Durrës
Berisha përmendi Drejtorin e OSHEE Ardian Çela e OSHEE dhe Roni Shqopën si “kriminelë elektoralë”.
“Unë e kuptoj që ka presion mbi ju, kriminelë elektoralë si hije të zeza qarkullojnë nëpër Durrës dhe qytete të tjera duke u përpjekur të blejnë vota. Këtu në Durrës 2 më të shquarit janë Ardi Çela dhe një Roni Shqopa që vendin e ka te Saimir Tahiri për atë që bënte e dini vetë ju e shtroi konvaleshencën në qendër të nisjes së skafeve të Saimirit me shokë. Unë e kuptoj që ka njerëz sot që s’kanë kafshatën. Duhet të vendosni për ndryshimin se ju garantoj se ndryshimi është rruga e vetme për të zhdukur plotësisht mjerimin në këtë vend”, tha Berisha.