Vendosni fjalën kyçe....

“Mos ëndërroni gjëra me SPAK, Financat po japin koncesion 70 milionë euro privatit që do investojë një palë pinca e dy kg dyll”


Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar SPAK-un e Komisionin Hetimor për Inceneratorët duke dhënë një shembull të ditëve të fundit.

Ai shkruan se në kulmin e aksionit të SPAK-ut, Ministria e Financave do japë një koncesion të fshehtë 70 milionë euro ku investimi i vetëm i privatit është një palë pinca dhe dy kile dyll.

“Që ta merrni vesh ju sa frikë kanë nga SPAK-u dhe Komisionet Hetimore këta hajdutët, që ka mbledhur Rama nëpër qeveri dhe Parlament mjafton vetëm një fakt i thjeshtë. Në kulmin e aksioneve të SPAK dhe Komisioneve Hetimore, Ministria e Financave po jep koncesion të fshehtë 70 milionë euro, ku investimi i vetëm i partnerit privat është një palë pinca nga ato që kemi të gjithë në shtëpi dhe dy kile dyll. Pra një palë pinca në brez dhe të jep qeveria 70 milionë euro.” – shkruan Tomorri.

Ai vijon më tej teksa rrëfen një episod sipas të cilit një ministre e Ramës ka thënë se ‘unë SPAK-ut i bëj sh*rrën mu në kokë’.

Tomorri e mbyll shënimin duke shkruar se është e kotë që qytetarët tyë presin gjë nga SPAK-u.

“Madje thonë se njëra nga këto ministret ka thënë që unë SPAK-ut i bëj sh*rreën mu në kokë. Ja kështu, kështu. Mos ëndërroni gjëra me SPAK, por gjeni nga një palë pinca dhe bëni shoqe ose shok ministrat dhe kapni ndonjë koncesion. Kaq e thjeshtë është. Po nuk e bëtë dot këtë punë, rrini urtë dhe plotësoni anketën e Këshillimit që ju ka dërguar kryeministri nëpër shtëpia. Sidomos atë pjesën për kontributet e pensionistëve. Ose po nuk ndenjët dot prapë urtë, nxirrjani inatin këtij Thuthuqit të Interit siç bëj unë.” – shkruan Tomorri.