Vendosni fjalën kyçe....

“Mu bëre si Ilir Meta tani me qetësi e dashuri”- Rama vijon përplasjet me Tabakun


Kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Komisionit për Inceneratorët, Jorida Tabaku, kanë debatuar në mbledhjen e sotme.

Disa herë të dy i kanë ngritur zërat, në debate dhe ironi me njëri-tjetrin. Tabaku i kërkonte atij qetësi dhe Rama i tha se po i kujtonte atij presidentin Ilir Meta duke iu referuar deklaratave “me qetësi dhe dashuri”.

Pjesë nga debati:

Rama: Dua të nxjerr nga ky komsion është të gjej nga kanë dalë ato 430 milion eurot.

Tabaku: I kërkoj teknikës të mos më mbyll mikrofonin. Për 100 milionë eurot ishte pyetja

Rama: Këto 100 milionë eurot janë fantazi e juaja sepse buxheti ka paguar 30.6 milion për Elbasanin, ka paguar 24.7 për Fierin. Tani unë nuk jam shumë i fortë në aritmetikë, por vallahi juve s’jua lë aritmetikën. Bëjnë 55.3 milion këto. Se ku i gjeni ju 430 milion, por këto 100 milion eurot m’i tjoni pak tani. Çuditëm pse e bëni 430 milion dhje nuk e bëni 1 miliard.

Tabaku: Me qetësi! Me qetësi!

Rama: Mund të më jepni një dokument për këtë 430 milion eurot?

Tabaku: Mund të fokusoheni pak këtu. Baza e pagesës është thesari i buxhetit të shtetit.

 

Rama: Boll me këtë “me qetësi, me qetësi” se mu bëre si Ilir Meta tani. Jo po futi dhe “dashurinë” tani dhe je tamam. Ça është kjo punë tani?