Vendosni fjalën kyçe....

PD: Gjiknuri e Ahmetaj udhëtuan 18 herë me Mërtirin e Zoton që prej vitit 2012, afera e inceneratorëve planifikuar prej kohësh


Partia Demokratike ka deklaruar sot se e gjithë afera e inceneratorëve ka qenë e planifikuar prej kohësh.

Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, deputetja Pampuri tha se sipas dokumenteve të udhëtimit, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto e Stela Gugallja nuk janë të panjohur për qeveritarët e PS-së.

Ajo theksoi se Damian Gjiknuri ka udhëtuar me Mirel Mërtirin e Klodian Zoton gjashtë herë që nga 27 janari 2012 deri më 23 korrik 2019, ndërsa Arben Ahmetaj ka udhëtuar me dyshen Mërtiri-Zoto 12 herë që nga 27 janari 2012 deri më 16 tetor 2019.

“Mirel Mertiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja nuk ishin të panjohur për qeveritarët dhe ardhja e tyre nuk ishte rastësi. Mjafton të shikoni historinë e udhëtimeve të Ahmetajt dhe Gjiknurit për të kuptuar se ata njiheshin, udhëtonin bashkë me letra që prej 2012, por të dhënat flasin për një njohje më të hershme mes tyre. Gjithçka për aferën e inceneratorëve ka qenë e planifikuar. Po të hedhim një sy të historikut i udhëtimeve TË ISH-MINISTRAVE AHMETAJ DHE GJIKNURI rezulton se; Nga 27 janari 2012 deri më 16 tetor 2019, Arben Ahmetaj ka udhëtuar 12 herë me dy pronarët e kompanive të inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Nga 27 janari 2012 deri më 23 korrik 2019, Damian Gjinkuri ka udhëtuar 6 herë me dy pronarët e kompanive të inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.” – tha Pampuri.

Më tej në deklaratën e saj deputetja demokrate tha se Mërtiri e Zoto janë në kërkim ndërkombëtar për kaferën e inceneratorëve ndërsa miqtë e tyre politikanë, njëri zv.kryeministër e tjetri Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, vijojnë vjedhjen të pashqetësuar.

“Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë sot në kërkim ndërkombëtar për korrupsion aktiv, pastrim të produkteve të veprës penale, të kryera në bashkëpunim, për aferën korruptive të inceneratorëve. Ndërsa, miqtë e tyre politikanë, të veshur njëri me kostumin e zëvendëskryeministrit dhe tjetri me atë të sekretarit të përgjithshëm të PS-së, vazhdojnë vjedhjet të pashqetësuar.” – vijoi Pampuri.

Në fund deputetja e PD-së thanse 430 milionë euro janë vjedhur me dijeninë e plotë të Ahmetajt, Giknurit, Agaçit, Veliajt, Kokës e Ramës.

Pampuri i bëri thirrje SPAK-ut që të ndalojë vazhdimin e vjedhjes dhe të çojë para drejtësisë çdo përgjegjës për vjedhjen e shekullit.

“430 milionë euro janë vjedhur shqiptarëve me dijeni te plotë të Arben Ahmetajt, Damian Gjiknurit, Ëngjëll Agaçit, Erjon Veliaj, Lefter Koka. Natyrisht asgjë nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës. Shqiptarët e kanë parë se si janë vjedhur paratë e shqiptarëve. Ne inkurajojmë SPAK të ndalojë vazhdimin e vjedhjes dhe të çojë para drejtësisë çdo përgjegjës për këtë vjedhje të shekullit. Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!” – mbylli deklaratën Pampuri.