Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Komision: Po më thonë se Beccheti është dënuar, shpresoj mos të jetë “Fake News”


Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë për pak çaste dëshminë e tij para Komisionit Hetimor për Inceneratorët, pas një mesazhi që i ka mbërritur.

Ai tha se biznesmeni italian Francesco Becchetti është dënuar me 17 vjet burg dhe po shpresonte që kjo të mos jetë një “Fake News”.

“Më fal që po ju ndërpres por sapo më erdhi një lajm. Meqënëse ju e dhatë një lajm të fundit po e jap edhe unë. Po më thonë që ky Becheti është dënuar me 17 vite burg. Shpresoj mos jetë Fake News si këto tuajat.”- tha Rama.

Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku iu drejtua me fjalët “Faleminderit që e ndatë këtë lajm me ne” dhe vijoi me pyetjet ndaj kryeministrit lidhur me aferëne  inceneratorëve.

Pak më herët Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për biznesmenin italian Francesco Becchetti-n, i cili dënua me 17 vite burg pasi u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.