Vendosni fjalën kyçe....

Rama në komisionin e inceneratorëve: Jam këtu për të ndihmuar në zbardhjen e së vërtetës


Kryeministri Rama u ka kërkuar anëtarëve të komisionit të inceneratorëve që të respektojnë ligjin e të mos bëjnë akuza penale.

Kreu i qeverisë tha se e ka mbështetur personalisht këtë komision që të zbardhet e vërteta.

“Komision nuk mund të ngrejë akuza penale. Anëtarët e komisionit nuk lejohen të fyejnë dëshmitarët. Këtë e keni bërë në mënyrë të përsëritur, madje këtu është thënë akuza e grupit të strukturuar kriminal. Ky komision është shumë i rëndësishëm, kam dhënë mbështetje të plotë e jam për të ndihmuar në zbardhjen e së vërtetës.” – tha Rama.