Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Veliaj mashtroi publikisht për inceneratorin ë nuk ekziston, grabitje 45 milionë euro shtesë në Tiranë


Kryetarja e komisiont të inceneratorëve Jorida Tabaku ka akuzuar kryebashkiakun Veliaj lidhur me koncesionin e inceneratorit të Tiranës.

Ajo shkruan se qytetarët po paguajnë 45 milionë euro shtesë në këtë koncesion për një incenerator që nuk ekziston.

Nënkryetarja  e PD-së vijon më tej duke thënë se Veliaj gënjeu nën betim gjatë dëshmisë së tij.

Tabaku shkruan se asjë tolerim nuk do ketë ndaj abuzimit e vjedhjes së shqiptarëve dhe se do i shkohet çështjes deri në fund.

“Qytetarët e Tiranës paguajnë dyfish tarifën e pastrimit për një shërbim të pakryer. Paguajnë 40.61€/ton për një incenerator që nuk ekziston! Erion Veliaj mbrojti publikisht me avokati dhe gënjeshtra nën betim 45 mln euro shtesë që fiton koncesioni përmes monopolit që ai i ka siguruar. Inceneratorët kanë marrë mbi 100 mln € nga taksat e shqiptarëve dhe nuk ekzistojnë. Qeveria po i mbron në bllok, me vetmohimin e një grupi të strukturuar kriminal që duhet të mbrojë vjedhjen e saj! Një qeveri që ka pasur dijeni se si vidhen dhe abuzohet tek inceneratorët siç edhe shkresa që bëra publike përballë dëshmitarit Agaçi tregonte! Deri në fund! Asnjë tolerim ndaj abuzimit dhe vjedhjes së taksave të shqiptarëve!” – shkruan Tabaku në Facebook.