Banorët e 5 Majit janë mbledhur sërish në protestën e katërt para Kuvendit teksa brenda pritet të nisë seanca plenare e sotme.
Ata kanë kërkuar për lirimin nga burgu të banorëve të arrestuar gjatë aksionit për prishjen e banesave para dy ditësh.
Banorët protestojnë prej shumë javësh bashkë me ata të Laprakës e Paskuqanit kundër prishjes së banesave të tyre që preken nga rindërtimi si dhe Unaza e Madhe.
Banorët kërkojnë dëmshpërblim të drejtë për pronat e tyre ndërsa theksojnë se nuk u besojnë fjalëve të qeverisë e bashkisë. Gjatë protestës së sotme ata u kanë bërë thirrje njerëzve që të marrin në dorë fatet e vendit.