Vendosni fjalën kyçe....

Basha në Kuvend: Dënojmë agresionin rus ndaj Ukrainës, po cenohet rendi e siguria në Europë e botë


Kreu i PD-së Basha ka kërkuar që Shqipëria të luajë rolin e saj lidhur me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Ai e dënoi sulmin dhe tha se është një akt i pashembullt që cenon sigurinë e paqen në Europë e botë.

“Thirrja ime është e qartë ndaj strukturave të ekzekutivit duke pasur parasysh rolin tonë në Këshillin e Sigurimit. Duke sprehur qëndrimin pa ekuivok të PD-së për këtë tragjedi që po ndodh nuk po bëjmë asnjë përpjekje për ta polarizuar çështjen. Po ndodh një akt i pashembullt që cenon rendin, sigurinë e demokracinë në botë.” – tha Basha.

Ndërkohë ministrja Spiropali theksoi se Shqipëria është bashkë me aleatët e NATO-s lidhur me agresionin rus ndaj Ukrainës.

“Padiskutim qeveria dhe shteti kanë marrë të gjitha masat janë pranë aleatëve në NATO. Shqipëria është një nga 44 shtetet që ka miratuar rezolutën në Samitin për Krimenë për ruajtjen e integritetit e sovranitetit të Ukrainës.” – tha Spiropali.