Vendosni fjalën kyçe....

Basha për inceneratorët: Thonë nën dhëmbë se kjo është “vjedhje e madhe”, por a do të ketë socialistë guximtarë që ta tregojnë me votë


Në deklaratën e tij jashtë Kuvendit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha iu bëri thirrje deputetëve të PS-së që të reflektojnë në lidhje me raportin që do të hartojë Komisioni Hetimor për Inceneratorët. Nëse Komisioni do dalë me një raport dhe jo dy, sipas Bashës do të dëshmohet se ka “një fije ndërgjegje” mes deputetëve socialistë.

Basha u shpreh se ka socialistë që ndër dhëmbë thonë për aferën e inceneratorëve se “kjo është vjedhje e madhe”, por ngriti pyetje nëse do ta tregojnë me votë këtë.

 “Shumë shpejt do të nisë dhe përgatitja e raportit. Do të kemi një raport apo dy raporte?! Një raport do të dëshmohet se ka një fije ndërgjegje mes atyre deputetëve socialistë, apo dhe ata që i kanë kërkuar votën dhe i kanë ftuar në kafe.

Këto para nuk do i gëzojnë në çfarëdo lloj parajse fiskale të kenë shkuar. Ne ato para do ua kthejmë shqiptarëve, pensionistëve, fëmijëve shqiptarë. Janë marrë nga xhepat tuaj. Për fat të keq natyra konfliktuale në këto vite, na ka bërë të kuptojmë se asnjë prej tyre nuk do e miratojë raportin. Edhe mund të ndodhë. Ne nuk po iu kërkojmë që të rreshtohen me PD-në, por të votojnë për t’iu kthyer shqiptarëve hakun, bukën e gojës. Me këtë votë ata do të tregojnë se nuk janë pjesë të kësaj afere i prindër, apo bijë nënash dhe baballarësh që jetojnë me pensionet mizerabël, që ka një përgjegjësi që shkon përtej të qënit demokrat apo socialist.

Ky është testi i parë, që vjen të enjten e ardhshme. A do të ketë ndonjë socialist guximin që ta tregojë me votë, siç e thotë ndër dhëmbë apo siç na e thotë dhe neve se; kjo është një vjedhje e madhe. E kanë bërë dhe socialistë këtë…

Unë i shpreh mirënjohjen atyre socialistëve që e kanë bërë. Ata mund të kenë disa çështje fondamentale që na ndajnë, por për këtë aspekt, cili ka qenë motivi, tregon që të jemi njerëz si fillim para se të jemi politikan.”– tha Basha.