Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Parlamenti shqiptar njësoj si i Serbisë, Rama vasal i Vuçiçit. Vdekje pushtuesve rusë


Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar parlamentin për qëndrimin e tij lidhur me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Ai theksoi se parlamenti ‘i turpshëm’ nuk ka votuar ende asnjë rezolutë për të dënuar agresionin ndaj Ukrainës.

Po kështu ish-kryeministri shtoi se parlamenti shqiptar po mban të njëjtin qëndrim si ai i Serbisë dhe se tregon vasalitetin e plotë ndaj Beogradit.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin kapitullant të këtij parlamenti të turpshëm, vend anëtar i NATOS që nuk merr përsipër të votojë një rezolutë të votojë agresorin, për të dënuar Rusinë e cila është nismëtare e luftës së Parë Botërore, ju bashkangjit Hitlerit me paktin për pushtimin e Polonisë dhe e vetme nis pushtimin e  një vendi të pavarusr sovran. Dënoj me ashpërsi qëndrimin e këtij parlamenti. Ky parlament mban të njëjtin qëndrim si parlamenti i Rusisë së vogël apo Serbisë. Kjo është e turpshme, e paimagjinueshme. Si mund të justifikojë ky parlament këtë. Çfarë ndodh këtu, kjo është dëshmi e vasalitetit të plotë ndaj Beogradit. Si ka mundësi atje po bien bomba mbi njerëz të lirë, kurse ne nuk miratojmë një rezolutë të përbashkët për dënimin e këtij agresioni të pashembullt. Kjo është histori turpi historik kapitullimi. Ka një përgjegjës, Rama vasal i Vuçiçit. Vdekje pushtuesve rusë.” – u shpreh Berisha.