Depupteti i PD-së Dashnor Sula ka deklaruar sot se inceneratori i Elbasanit ka përpunuar vetëm 11% të plehrave të qarkut gjatë vitit 2021.
Ai i bëri thirrje SPAK-ut që të bëjë detyrën e të vërë para përgjegjësisë të gjithë zyrtarët që janë të përfshirë në atë që e quajti aferë e inceneratorëve.
Sula shtoi më tej se pak kohë më parë ishte ndërtuar një pritë mbi lumin Shkumbin me vlerë 1 milion dollarë që u zhduk brenda dy muajsh.
“Inceneratori i Elbasanit për vitin 2021 ka përpunuar vetëm 11% të mbeturina të të gjithë qarkut. Ku është eficenca që tha ministri i Financave. Ne mbështetim plotësisht SPAK-un që të bëjë detyrën e të vërë para përgjegjësisë të gjithë ata që janë përfshirë në aferën e inceneratorëve. para ca kohësh u shpenzuan 1 milion dollarë për një pritë në Shkumbin për të penguar plehrat që të shkonin në det. U zhduk prita brenda dy muajsh.” – tha Sula.