Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha: Mirel Mërtiri ka qenë anëtar i bandës së Aldo Bares, Rama ka darkuar me të në Kryeministri


Në një deklaratë për mediet, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se biznesmeni në kërkim i inceneratorëve Mirel Mërtiri, ka qenë anëtar i bandës së Lushnjës.

“Mirel Mërtiri ka qenë anëtar i Bandës së Aldi Bares, ai që ka thënë në Kuvend se nuk e kam takuar.

 Sipas raportimeve të vetë ministrave të tij është ulur me të në Kryeministri, ka darkuar, e ka shpallur gjeni para ministrave të tij, Mirel Mërtirin anëtarin e Bandës së Lushnjes. Sot i jep imunitet. Sot ata janë në arrati prej Edi Ramës. Siç i jep imunitet edhe disa prej faktorëve të lidhur me Lefter kokën. Pse?

Sepse Rama e di sepse nëse drejtësia e merr këtë punë kolosale të komisionit Tabaku dhe e kthen në një ndjeke penale, kjo do të shembë ngrehinën e korrupsionit 30-vjeçar shqiptar.”– tha Basha.