Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Dënojmë sulmin e Rusisë në Ukrainë, cenon sigurinë e paqen


Presidenti Ilir Meta ka dalë me një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për shkak të mësymjes së Rusisë në Ukrainë.

Meta tha se Shqipëria dënon sulmin e Rusisë mbi Ukrainën.

“Vendosa të thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare për një rivlerësim të situatës, vlerësuan situatën, edhe një herë dënojmë me ashpërsi sulmin e Rusisë mbi Ukrainën, përbën rrezik dhe cenon sigurinë e paqen në glob. Si Presidenti i Shqipërisë shpreh ngushëllimet për jetën e humbura dhe solidaritet mbi popullin ukrainas. I bashkohemi thirrjeve të NATO-s ndaj Rusisë për të braktisur rrugën e dhunës”-deklaroi Meta.