Teksa i është drejtuar publikut, për autorizimin e një ‘operacioni special’ në rajonin separatist të Donbassit, presidenti rus Putin ka paralajmuar vendet perëndimore që të mos ndërhyjnë pasi në të kundërt do përballen me pasojat më të mëdha që kanë hasur ndonjëherë.
“Për këdo që do të konsideronte të ndërhynte nga jashtë, nëse e bëni, do të përballeni me pasoja që nuk i keni hasur më parë në histori.” – tha shefi i Kremlinit.
Ai e bëri deklaratën në orët e para të së enjtes teksa trupat ushtarake ruse ishin futur në rajonin separatist të Donbassit në atë që Moska e quajti si ‘ndërhyrje vendimtare për mbrojtjen e popullatës nga gjenocidi i Kievit’.
Në Ukrainë janë dëgjuar shpërthime të fuqishme në disa rajone ndërsa ministri i Jashtëm deklaroi se bëhej fjalë për një sulm në shkallë të plotë nga ana e Rusisë duke u bërë thirrje vendeve perëndimore që të reagojnë tani ndaj Putinit.