Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Dënojmë ashpër agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës


Kryeministri Rama ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Ai shkruan se Shqipëria i bashkohet reagimit të NATO-s e aleatëve në BE.

“Ne bashkohemi me aleatët tanë në NATO dhe BE në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë. Mendimet tona janë me popullin ukrainas.” – shkruan Twitter.

Reagimi i kreut të qeverisë vjen teksa në rajonin separatist të Donbassit janë futur trupat ruse ndërsa shpërthime të fuqishme janë ndjerë në rajone të ndryshme të vendit pas urdhrit të presidentit rus Putin për një ‘operacion special’.