Presidenti serb Aleksandar Vuçiç njoftoi blerjen urgjente të ushqimit dhe produkteve të naftë.
Sipas tij, Beogradi nuk mund të “pretendojë se asgjë nuk po ndodh” kur e gjithë bota është “në mënyrë histerike duke pritur që diçka të ndodhë midis Rusisë dhe Ukrainës”.
“Sigurisht që të shpërthen koka nga fakti që duhet të zgjidhësh çështjen e blerjes së produkteve të naftës në vëllime të mëdha, duhet të gjesh para për diçka që buxheti nuk e parashikon. Sot porositëm urgjentisht 10 milionë kilogramë kripë, 1 milionë kilogramë fasule, po aq bizele, për shkak të situatës që po ndodh, do të marrim 30 milionë kilogramë miell.”- tha Vuçiçi për TV Prva.
Presidenti serb ka shprehur më herët shpresën se “rusët dhe ukrainasit, pra rusët dhe amerikanët” do të gjejnë një zgjidhje paqësore të krizës.