Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i NATO-s: Paqja në Evropë është shkatërruar, pushtimi i Ukrainës nga Rusia i planifikuar prej kohësh


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg po jep një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut.

Stoltenberg thotë se Rusia ka nisur luftën kundër Ukrainës dhe ka shkatërruar paqen në kontinentin evropian.

“Paqja në kontinentin tonë është shkatërruar. Tani ne kemi luftë në Evropë në një shkallë të një lloji tjetër që ne mendonin se i përkiste të shkuarës. Sapo mbaruam një mbledhje të Aleancës së Atlantikut të Veriut.”– tha Stoltenberg.

Ai tha se “ky është një pushtim i qëllimshëm, gjakftohtë dhe i planifikuar prej kohësh”. Dhe ai akuzoi se “Rusia po përdor forcën në përpjekje për të rishkruar historinë”.

Stoltenberg tha se “Pala ruse nuk i ka marrë asnjëherë bisedimet në mënyrë serioze. Ndërsa ne përpiqeshim të gjenim një zgjidhje diplomatike, Rusia vazhdonte rritjen e trupave.

Rusia i ka mbyllur dyert ndaj zgjidhjeve politike. Ky është një realitet i trishtueshëm me pasoja serioze për popullin e Ukrainës, prandaj ne kemi lidnur prezencën tonë në pjesën lindore.”

Kujtojmë se Rusia nisi një sulm të gjerë në Ukrainë më herët këtë të enjte. Qeveria e Ukrainës tha se tanket dhe trupat ruse kaluan përtej kufirit.

NATO njoftoi se do të ndërmarrë hapa shtesë për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen e aleancës pasi Rusia nisi një pushtim të Ukrainës dhe të mbajë një samit urgjent të 30 vendeve anëtare të premten.