Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi i Rusisë në Ukrainë, Meta mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare


Presidenti i vendit Ilir Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Vendimi i tij vjen pasi operacionit të nisur nga Rusia në Ukrainë mëngjesin e sotëm, duke hedhur raketa që disa qytete të ndryshme dhe duke goditur bazat ushtarake.

Mbledhja është njoftuar nga zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi përmes një postimi në rrjetet sociale.

 “Pas agresionit rus në Ukrainë, Presidenti i Republikës Ilir Meta mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare në ora 17:30.”- shkruan zëdhënësi i Presidentit.

Mëngjesin e sotëm forcat ruse kanë nisur një sulm të madh ushtarak në Ukrainë nga rajoni i Donbasit. Në një fjalim presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se ka nisur një operacion special për çmilitarizimin e Ukrainës.