Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina: Kemi rrëzuar tre helikopterë rusë pranë Kievit


Ushtria ukrainase pretendon se ka rrëzuar tre helikopterë të ushtrisë ruse pranë aeroportit Gostomel.

Këshilltari i kreut të Ministrisë së Punëve të Brendshme Anton Gerashchenko ka deklaruar se ka pasur një sulm nga helikopterët rusë në aeroport, raporton PavlovskyNews.

“Po zhvillohet një betejë. 3 helikopterë të armikut janë rrëzuar.”- citohet të ketë thënë Gerashchenko.

Pamje të përplasjes janë shfaqur edhe në rrjetet sociale.

Më herët u raportua se Forcat e Armatosura të Ukrainës rrëzuan avionin e shtatë rus që ka sulmuar vendin.

Kujtojmë, herët këtë mëngjes, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi fillimin e një operacioni special në Donbass. Menjëherë pas kësaj, shpërthime nisën të ndodhin në qytete të ndryshme të Ukrainës.