Grupi i hakerëve ‘Anonymous’ i ka shpallur ‘luftë kibernetike’ Rusisë, duke pretenduar se ka çaktivizuar disa faqe në internet të qeverisë ruse dhe atë të RT.
Llogaritë e mediave sociale që pretendojnë se përfaqësojnë grupin njoftuan të enjten në mbrëmje se ata ishin ‘zyrtarisht në luftë kibernetike kundër qeverisë ruse’ dhe kishin hequr dhjetëra faqe interneti në përgjigje të veprimit ushtarak të vendit në Ukrainë.
Faqet e qeverisë ruse, Kremlini, Duma, Ministria e Mbrojtjes dhe RT u prekën të gjitha nga sulmi i dukshëm kibernetik, me disa nga faqet e internetit të ngadalësuara dhe të tjerat u shkëputën për periudha të gjata gjatë ditës.
“F**k #Putin… Ne mbështesim popullin e #Ukrainës… Ne jemi legjion. Ne nuk do t’i harrojmë jetët që janë humbur nën regjimin e Putinit,” shktoi në Tëitter një llogari në lidhje me grupin, ndërsa një llogari tjetër shkroi: “Regjimi kriminal i Putinit do ta ketë shumë të vështirë të rikuperohet nga sulmet tona!”
Në një postim tjetër, një llogari që pretendonte se përfaqësonte Anonymous tha se ndërkohë që operacionet e saj ‘kishin synim qeverinë ruse’, kishte gjithashtu ‘një mundësi që të prekej edhe sektori privat’.
Si një kolektiv i decentralizuar, Anonymous nuk ka ndonjë hierarki apo udhëheqje qendrore dhe për këtë arsye operacionet e tij kanë qenë të njohura se marrin një gamë të gjerë çështjesh nga perspektiva të ndryshme politike.
Hakerët e lidhur me Anonymous kanë sulmuar më parë faqet e internetit të qeverisë amerikane, Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Kishën Baptiste Westboro, ISIS, Kishën e Scientology dhe Fondacionin e Epilepsisë, ndër shumë të tjera.