Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë prezantimit të kandidatit të Bashkisë Lushnjës, Indrit Sefa për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit nuk la pa përmendur edhe aferën e inceneratorëve.
Basha i bëri thirrje SPAK-ut që të justifikojë besimin e shqiptarëve duke çuar para drejtësisë të gjithë personat e përfshirë në aferë.
“E patë se çfarë ndodhi me inceneratorët. Lushnja e mban mend se u mbyt nga tymi këtë verë, njësoj si Fier, Shijaku, Durrësi dhe Kavaja. 6 vite denoncime , përballje dhe tani shikoni si u faktua vjedhja e shekullit 430 milionë euro, para të shqiptarëve, para të lushnjarëve është në dorën e SPAK-ut të justifikojë besimin e shqiptarëve duke çuar përpara drejtësisë nga i pari te i fundit, nga bishti te koka ata që kanë abuzuar me paratë publike”-deklaroi Basha.