Bashkimi Evropian do të sanksionojë presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e jashtëm rus Sergej Lavrov, tha të premten ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.
“Ne tani listojmë gjithashtu Presidentin e Republikës z. Putin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme z. Lavrov” tha Baerbock përpara mediave, shkruan CNN.
“Ata janë përgjegjës për faktin se në Ukrainë vdesin njerëz të pafajshëm, ata janë përgjegjës për faktin se sistemi ndërkombëtar është nëpërkëmbur dhe ne si evropianë nuk e pranojmë këtë” shtoi ministrja Baerbock.
Të enjten, Bashkimi Evropian njoftoi një sërë sanksionesh kundër Rusisë, për të cilat shefja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, tha se do të rriste kostot e huamarrjes së Rusisë, do të rriste inflacionin dhe do të “gërryente gradualisht bazën industriale të Rusisë”.