Vendosni fjalën kyçe....

Goditi më sëpatë të riun, shpallet në kërkim 51-vjeçari në Vlorë


Një person është shpallur në kërkim në Vlorë pasi akuzohet se ka goditur me sëpatë një 26-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘1 maji’ të qytetit bregdetar.

I lënduari është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shpallur në kërkim.

Ndërkohë një 45-vjeçar me iniciale B.T., është arrestuar pasi akuzohet se ka dhunuar vajzën e tij të mitur.

Njoftimi

“Në datën 25.02.2022, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, tek vendi i quajtur “Shkallët e Varrezave të Dëshmorëve”, shtetasi A. B., 51 vjeç,  banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, për motive të dobëta ka goditur me sëpatë shtetasin B. H., 26 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, i cili ndodhet  jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor  ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e  rrethanave të ngjarjes.

“Në pranga është vënë shtetasi me iniciale B. T., 45 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë. Ky shtetas akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur. “Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 45 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, sepse ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur.” – thuhet në njoftimin e policisë.