Vendosni fjalën kyçe....

Inceneratorët, gjykata lë në burg ish-ministrin Lefter Koka


Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për ish-ministrin i Mjedisit, Lefter Koka, i cili është arrestuar pak javë më parë pasi akuzohet për ryshfet 3.7 milionë euro lidhur me inceneratorin e Elbasanit.

Lidhur me këtë çështje janë shpallur në kërkim Mirel Mërtiri, Klodian Zoto e Stela Gugallja.

Dy ditë më parë u mbyll komisionit parlamentar për inceneratorët ku dëshmuan zyrtarë të lartë të administratës e kompanive koncesionare, kryebashkiakët Subashi, Sako e Veliaj, ish-ministrat Gjiknuri e Cani, ministrat Ahmetaj e Balluku, Sekretari i Kryeministrisë Agaçi, deputeti Bllako si dhe kryeministri Rama.

Çështja e inceneratorëve po hetohet nga SPAK e Subashi e Bllako janë të vetmit zyrtarë të lartë deri tani që janë thirrur të dëshmojnë aty.