Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Topi për inceneratorët është në SPAK, nëse dështon ka dështuar e gjithë Reforma në Drejtësi


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi foli në një intervistë për emisionin “Zonë e Lirë” për çështjen e inceneratorve.

Kryemadhi tha se SPAK tashmë është në provë dhe bashkë me të e gjithë reforma në drejtësi për shkakun se LSI ka dorëzuar prova dhe fakte që janë të mjaftueshme për të dërguar prapa hekurave të gjithë zyrtarët që kanë shkelur ligjin.

“Tani është SPAK-u ai që është në provë. Topi është në fushën e SPAK-ut. Topi nuk është më as në fushën e Edi Ramës, as në fushën e Parlamentit as në fushën e mediave. Në 3 mars bëhet një vit nga denoncimi publik i aferës së inceneratorëve që ka bërë Monika Kryemadhi. SPAK sot nuk mund të thotë sot që nuk kam çështje. SPAK nuk mund të thotë që unë nuk kam dokumente. SPAK ka katër padi të firmosura me fakte dhe me prova. Ne sot i kemi dërguar të gjitha ambasadave të gjithë dosjen me katër paditë të përkthyera. Sot janë në test reforma në drejtësi që u votua me 140 vota dhe janë test dhe donatorët e reformës në drejtësi që kanë paguar miliona euro dhe dollarë. Është Departamenti Shtetit është Bashkimi Europian”-deklaroi Kryemadhi.