Vendosni fjalën kyçe....

Lirohen pesë banorët e ‘5 Majit’ që u ndaluan pak ditë më parë


Pesë banorët e ‘5 Majit’ në Tiranë të cilët u ndaluan pak ditë më parë janë liruar nga burgu.

Ata u shoqëruan pas përplasjes me policinë në aksionin e IKMT-së për prishjen e banesave në zonë për t’i hapur rrugën projektit të rindërtimit e rikualifikimit urban.

Gjykata vendosi masën ‘detyrim paraqitje’ për Gjin Nikollin, Ndue Markun, Agim Markun, Loreta Nikollin, Mirash Markun.