Vendosni fjalën kyçe....

Ministri gjerman: Gazsjellësi ‘Nord Stream 2’ nuk duhet të ishte ndërtuar kurrë, SHBA kishte të drejtë


Projekti i tubacionit të gazit natyror Nord Stream 2 mund të anulohet para se të hyjë në rrjet dhe nuk duhet të ishte ndërtuar kurrë, tha Ministri Federal i Ekonomisë, Robert Habeck për programin televiziv Tagesthemen.

Habeck po komentonte masën e Berlinit për të ndëshkuar Rusinë për njohjen e dy republikave separatiste të Donbasit si shtete sovrane. Gjermania pezulloi certifikimin e gazsjellësit pas sulmit rus ndaj Ukrainës.

Ministri, një anëtar i Partisë së Gjelbër argumentoi se ngjarjet e fundit kishin vërtetuar se pohimi i SHBA ishte i saktë. Ai tha se përgjigja e BE-së ndaj situatës duhet të koordinohet me atë të SHBA-së.