Vendosni fjalën kyçe....

Raportimet e medias: Moska e gatshme të dërgojë përfaqësues për të biseduar me Kievin, takimi mund të mbahet në Minsk


Moska është e gatshme të dërgojë përfaqësues për të biseduar me Kievin në Minsk, ka thënë Kremlini përmes agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA-Novosti.

Ajo ka cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Pas propozimit të Zelenskit për të diskutuar statusin neutral të Ukrainës, presidenti rus Putin mund të dërgojë përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Jashtme dhe administratës së tij në negociata me delegacionin ukrainas,” thuhet në reagimin e cituar nga RIA, shkruan CNN.

Masa vjen pasi trupat ruse janë futur në rrethin Obolon në veri të kryeqytetit Kiev, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.