Vendosni fjalën kyçe....

Pengoi zjarrfikësen të shkonte në vendin e aksidentit, i hiqet patenta për dy vite 25-vjeçarit në Vlorë


Një 25-vjeçari në Vlorë i është hequr patenta për dy vite si dhe është ndëshkuar me 400 mijë lekë gjobë.

Sipas policisë, është e faktur me video se i riu me iniciale F.Rr. ka penguar makinën zjarrfikëse që të shkonte në vendngjarjen e një aksidenti ku kishte humbur jetë një shtetas.

Njoftimi

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, pas publikimit të videos, në bazë të informacioneve të grumbulluar  kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit F. Rr., 25 vjeç, banues në  Vlorë, drejtuesi i mjetit që u bë pengesë për mbërritjen e shpejtë të zjarrfikëses në një vendngjarje ( aksident),  ku si pasojë humbi jetën një shtetas. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u vendos masa administrative 40000 lekë, si dhe pezullimi i lejes së drejtimit për 24 muaji për shtetasin F. Rr.”