Vendosni fjalën kyçe....

Rama e bëri të vdekur, Top Channel përgënjeshtron kryeministrin, publikon sms-të me ushtarin shqiptar në Ukrainë


Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme pas Samitit të NATO-s deklaroi se një shtetas shqiptar që jetonte dhe aktivizohej si ushtar në Ukrainë, kishte ndërruar jetë.

Përveç një  informacioni të fundit që morëm për një djalë që ishte, në mos gabohem edhe në një nga mediat tuaja, që ishte vrarë, si person i veshur ushtarak, pra pjesë e ushtrisë, djalë shqiptar, i cili jetonte në Ukrainë dhe bashkëjetonte apo ishte i martuar me një shtetase ukrainase, po jetonte atje prej kohësh”-deklaronte Rama.

Deklaratën e Kryeministrit e ka përgënjeshtruar Top Channel. Gazetari Muhamet Veliu pretendon se ka biseduar me Emanuel Bazanjin me anë të mesazheve në Whatsapp.

“Mirë jam. Gjallë…. “, është përgjigja e tij.

Në këto mesazhe, thuhet se çfarë ka ndodhur në raportin ushtarak ku Bazanji shërben si pjesë e legjionit Gjeorgjian.

“U bombarduam sot me aviacion dhe helikopter“, shkruan Emanueli, i cili thekson se ndodhet në një situatë të rrezikshme.

Sipas mesazheve të publikuara, thuhet se shqiptarit i duhet ta fikë telefonin pasi sistemi GPS i telefonit ‘smart’, mund të shërbejë për rusët në identifikimin e vendndodhjes.