Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Putin ka goditur themelin e politikës ndërkombëtare, Shqipëria nuk ka varësi natyrore apo ekonomike nga Rusia


Kryeministri Edi Rama ka dalë në një bashkëbisedim me mediet pas Samitit të NATO-s ku ka thënë se në të u diskutua për implikimet që sjell lufta për aleancën dhe për Shqipërinë.

Rama tha se Rusia ka sfiduar ngrehinën institucionale të politikës ndërkombëtare duke goditur të drejtën ndërkombëtare.

Kryeministri tha se Shqipëria nuk ka varësi të konsiderueshme të natyrës ekonomike apo tregtare me Rusinë.

Ne jemi pjesë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe vetëm kaq, por jemi bashkë penëmbajtës me OKB në Këshillin e Sigurimit. Këtë e ka bërë me dije qëndrimin tonë që në minutat e para pas fillimit të sulmit në instancën më të lartë të politikës ndërkombëtare. Ne ndjekim me keqardhje këto zhvillime duke pasur në zemër dhe në mendje njerëzit në Ukrainë, ashtu sikundër lidershipin ukrainas që kërcënohet drejtpërdrejtë për vetë jetën. Nuk e di a ndoqët gjatë ditës, qoftë Presidentin Zelensky, tanimë i veshur me uniform ushtarake dhe në fushën e luftës, apo ish-Presidentin Poroshenko që gjendej i armatosur në një lagjet e Kievit. Është një situatë realisht tragjike, por nga ana tjetër është një zhvillim i cili ka sfiduar të gjithë arkitekturën e sigurisë në Evropë. Ka sfiduar ngrehinën institucionale të politikës ndërkombëtare, duke goditur themelin e saj, drejtën ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar.

Sot në samit është kurorëzuar një punë dhe një komunikim intensive që kemi pasur gjatë këtyre orëve dhe ditëve. Sekretari i Përgjithshëm i bëri të ditura konkluzionet e samitit, mu duk e udhës për të zhvilluar këtë konferencë të jashtëzakonshëm. Për të folur për implikimet e kësaj lufte mbi Shqipërinë. Ndryshe nga shumë vendeve të tjera të NATO-s nuk ka varësira të konsiderueshme të natyrës ekonomike apo tregtare me Rusinë, por nuk është krejt pa lidhje të kësaj natyre. Qoftë me Rusinë apo Ukrainën që urojmë dhe shpresojmë që të kthehet në një normalitet. Është shumë larg sot nga normaliteti. Sot është më e qartë se dje ajo që ka filluar të ndihet muaj më parë, me krizën e çmimeve të energjisë. Me rritjen eksponenciale të çmimeve të gazit” – tha Rama.