Vendosni fjalën kyçe....

Socialistja Felaj: Trajtimi i mbetjeve nuk është recetë gatimi, çdo vend ka specifikat e veta


Deputetja e PS-së në komisionin për inceneratorët Ermonela Felaj tha gjatë mbledhjes së sotme se trajtimi i mbetjeve nuk është recetë gatimi duke qenë se çdo vend ka specifikat e tij.

Ajo tha se opozita e kishte kohën dhe të gjitha mjetet e tjera në komision për të verifikuar sjelljen e institucioneve për çështjen e inceneratorëve.

“Trajtimi i mbetjeve nuk është recetë gatimi. Çdo vend ka specifikat e tij. sot nuk është koha që të disktojmë nëse duhet kjo metodë apo një tjetër. Kjo është një sfidë për të gjithë, jo vetëm për anëtarët e këtij komisioni. Situata e mbetjeve në vend është qartësisht e prekshme se pamjet e shëmtuara të plehrave rrugëve nuk janë më të tilla për vendin. Mazhorancës i takon të jetë tolerante. Opozita pati kohën dhe çdo gjë në dispozicion për ta analizuar sjelljen e institucioneve në këtë rast. Parlamenti nuk merret me vendimet e individëve privatë.” – tha Felaj.