Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria e Ukrainës thirrje qytetarëve: Kemi nevojë për çdo rekrut të mundshëm, s’ka kufizim moshe


Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës sapo kanë postuar sërish në Tëitter, duke u bërë thirrje të gjithë civilëve që të bashkohen pavarësisht nga mosha e tyre – edhe nëse janë të mitur, me sa duket.

Deklarata, që i atribuohet Komandantit të Trupave, Yuri Galushkin, thotë:

“Sot, Ukraina ka nevojë për gjithçka. Të gjitha procedurat për anëtarësim janë thjeshtuar. Merrni vetëm pasaportën dhe numrin e identifikimit. Nuk ka kufizime moshe.”. Sipas postimit, nëse qytetarët përballen me probleme në regjistrimin, ata thjesht duhet t’i referohen këtij postimi zyrtar.

Më herët, presidenti ukrainas vlerësoi përpjekjet e atyre që mbrojnë vendin.

Ai bëri homazhe për trimërinë e ushtarëve dhe civilëve. Të paktën 137 ukrainas vdiqën të enjten.

Ukraina u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që mund të mbajnë armë të bashkohen në mbrojtjen e atdheut të tyre.