Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka njoftuar se Suedia i ka ofruar asistencë ushtarake, teknike dhe humanitare Ukrainës.
Përmes një postimi në Twitter, Zelenskyi ka thënë se është mirënjohës ndaj kryeministres së Suedisë për ndihmën e ofruar.
“Suedia i ka ofruar asistencë ushtarake, teknike dhe humanitare Ukrainës. Mirënjohës ndaj Kryeministres së Suedisë për përkrahjen e saj efektive. Duke ndërtuar një koalicion anti-Putin bashkë”, ka shkruar Zelenskyi.