35 persona duke përfshirë dy fëmijë janë plagosur në luftimet e ashpra gjatë natës në Kiev. Lajmi është konfirmuar nga kryebashkiaku i qytetit, Vitali Klitschko.
“Fatkeqësisht, grupet e sabotazhit po veprojnë në Kiev. Që nga ora 06:00, pati disa përleshje, 35 persona u plagosën, duke përfshirë dy fëmijë.”- shkroi Klitschko në Telegram të shtunën.
Nuk kishte detaje të mëtejshme, por në një raport të veçantë të publikuar nga Reuters, ku citohet një këshilltar i ministrisë së brendshme, nuk kishte të vdekur në bllokun e apartamenteve që thuhet se u godit nga një raketë ruse.
Shërbimi i emergjencës shtetërore të Ukrainës raportoi më herët se një raketë ruse ka goditur një ndërtesë banimi në lagjen Lobanovsky 6, në qendër të Kievit.
Videoja e shpërndarë nga shërbimi për shtyp i Volodymyr Zelensky-t, tregon raketën duke shpërthyer në një banesë private, duke shkaktuar tym dhe mbeturina në dhomën e ndenjes.
Russian missile strike last night on an apartment block in Lobanovsky Avenue in central Kyiv. A large chunk torn out of the building, with multiple floors destroyed and smoke burning this morning. Number of casualties unknown pic.twitter.com/bkJ07QdiOT
— Luke Harding (@lukeharding1968) February 26, 2022
Ndërtesa ka pësuar dëme të mëdha të dukshme. Një pjesë e madhe ishte shembur nga këndi i djathtë i pronës, me shumë apartamente të shkatërruara. Zjarrfikësit ndihmuan të plagosurit, duke nxjerrë dhe një grua nga rrënojat.
This apartment building in Kyiv was hit by shelling overnight, according to news agency @unian.
Russian MFA Sergei Lavrov said yesterday that “nobody is going to attack the people of Ukraine,” and there would be”no strikes on civilian infrastructure.” pic.twitter.com/0T0BO9HYv0
— max seddon (@maxseddon) February 26, 2022