Afro dy të tretat e amerikanëve besojnë se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të kishte pushtuar Ukrainën nëse Trump do të ishte ende president, sipas një sondazhi të ri të publikuar të premten.
Një sondazh i fundit i Qendrës së Harvardit për Studime Politike Amerikane-Harris Poll zbuloi se 62 për qind e amerikanëve të anketuar mendonin se Putini nuk do të fillonte sulmin kundër Ukrainës nëse Trump, do të ishte ende në detyrë, në vend të presidentit aktual Joe Biden. 39 për qind e demokratëve dhe 85 për qind e republikanëve besojnë se Trump do ta kishte bërë Putinin të mendonte dy herë për nisjen e luftës, përcjell Daily Mail.
Ndërkohë, 59 për qind e amerikanëve thanë se ishte dobësia e perceptuar e Biden që e kishte shtyrë Putinin të niste sulmin e guximshëm, raportoi The Hill për sondazhin.
Megjithatë, një total prej 38 për qind e amerikanëve, pavarësisht nga përkatësia politike, besonin se Putin do të kishte pushtuar Ukrainën, pavarësisht se kush ishte president.
41 për qind thanë se Presidenti pavarësisht se kush ishte nuk luan asnjë faktor në vendimin e Putinit për të pushtuar Ukrainën.