Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e Bidenit: Forcat e gatishmërisë së lartë të NATO-s do të zhvendosen për të mbrojtur aleatët tanë


Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë sot një mesazh të Presidentit Joe Biden lidhur me luftimet në Ukrainë.

Biden thotë se aktivizimi nga NATO i planeve të përgjigjes, do t’u mundësojë forcave të gatishmërisë së lartë të NATO-s të zhvendosen aty ku dhe kur nevojiten për të mbrojtur aleatët ukrainas.

“Brenda pak orëve pasi Rusia nisi sulmin e saj, NATO u mblodh dhe autorizoi aktivizimin e planeve të përgjigjes. Kjo do t’u mundësojë forcave të gatishmërisë së lartë të NATO-s të zhvendosen kur dhe ku nevojiten për të mbrojtur aleatët tanë të NATO-s në kufijtë lindorë të Europës.”- është shprehur Biden.