Frikë në autobusin e ekipit të Beneventos në Itali, pasi është goditur nga nja gur i madh gjatë rrugës për në Peruxhia për të luajtur sfidën e radhës në Serinë B. Por fatmirësisht askush nuk u lëndua.
Siç shkruan Corriere Dello Sport, autobusi u godit nga një gur i madh që theu xhamin e përparmë, siç shihet në foton e publikuar në rrjet. Vetëm gjakftohtësia e shoferit ka parandaluar që mjeti të përplaset me objekte të tjera, ndërkohë që vijojnë hetimet nga forcat e policisë të cilat e kanë përjashtuar hipotezën e një ngjarjeje aksidentale.
Për fat të mirë asnjë nuk është dëmtuar, por frika që përjetuan lojtarët dhe stafi brenda mjetit ishte e madhe.